Celine Dion mohon thashethemet

Celine Dion dhe balerini i saj Pepe Munoz janë të pandarë vetëm në skenë, sepse në jetë ajo është ende beqare.

Fotografitë e të dyve në Paris u bënë burim thashethemesh, se këngëtarja ka nisur një lidhje, pas vdekjes së burrit të saj Rene Angelil, në janar të vitit 2016.

Burime të afërta me Celine kanë thënë për “TMZ” se lidhja nuk është aspak romantike. Sipas tyre, Pepe është balerin në turneun e verës dhe ata e njohin njëri tjetrin përmes një miku të përbashkët.

“Pepe ka qenë në krah të Celines edhe si ilustrator mode, kjo është arsyeja pse ata janë parë bashkë në Paris, përfshirë edhe në një show mode. Ata thjeshtë ndajnë interesa të ngjashme dhe janë miq shumë të mirë”.