Celine Dion i thur lavde: “Lady Gaga ka zërin më të fuqishëm në botë”

Që Lady Gaga është një ndër zërat më të mirë të skenës botërore kjo dihet, por kur thuhet nga një emër si Celine Dion, kjo merr një tjetër peshë.

Këngëtarja kanadeze e vlerëson aq shumë kolegen, saqë është shprehur për “Time”: “Më pëlqen Lady Gaga dhe mendoj se e ka zërin më të mirë në botë: të fuqishëm, bindës, pasionant dhe të ndjeshëm”.

Dion më pas vijoi: “është padyshim njëra nga artistet më krijuese që kemi parë ndonjëherë. Shprehja e saj artistike nuk ka rregulla dhe as kufij. Kur u shfaq në skenë për herë të parë me stilin e saj të egër, nuk i interesoi se çfarë thanë kritikët. Vijoi të trumbetonte mesazhin e saj të individualitetit, si një mënyrë për të shprehur forcën e saj të brendshme”.