Celine Dion-fansave: Faleminderit për mbështetjen tuaj

Mijëra fansa të Celine Dion u bënë pjesë e ceremonisë mortore në Montreal për të vajtuar te Rene Angelil javën e kaluar. Celine ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që i kanë dhënë fansat. “Unë dhe familja ime jemi prekur shumë nga dashuria dhe mbështetja që kemi marrë nga ju ditët e fundit”, shkruan Celine. Më tej ajo shton, “Ne e kemi ndierë dashurinë e madhe që keni pasur për Rene dhe lutjet e dhembshuria juaj na kanë ndihmuar shumë gjatë kësaj kohe të vështirë. Unë ju falënderoj nga thellësia e zemrës”