Çela padi Priftit: Kompania ime asnjë lidhje me DIA-n

Deputeti i LSI-së, Agron Çela ka paditur për shpifje ish ministrin Dritan Prifti. Në një deklaratë për mediat, deputeti Çela thotë se nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA, në kompaninë që ai ka drejtuar në vitin 2011.“Gjatë vitit 2011 unë kam qenë një qytetar i paangazhuar në asnjë forcë politike. Për këto shpifje të Dritan Priftit, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori. Mbështes dhe do të votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar për çështjen CEZ”, deklaron Çela.