“Çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër”, mesazhi romantik i Vesës për Big Bastën

Ditën e sotme çifti i njohur i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta festojnë përvjetorin e katërt e martesës.
Pak ditë më parë edhe Vesa me djalin Lian shkuan në Zelandën e Re duke bashkuar familjen, aty ku Bigu jeton prej disa vitesh.
Ka qenë Vesa ajo që ka publikuar një fotografi nga dasma, bashkë me fjalët e zemrës për të shoqin.
“Happy anniversary ? Big Basta. Deri sot e dëshmuam që asgjë në këtë botë s’na ndan, as kilometrat,as mundi e sakrificat. Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër. Krenare për cdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie Liani. Të dua shumë my forever 24”, shkruan Vesa.