Cate Blanchett zgjidhet ambasadore e UNHCR

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, ka bërë të ditur se ka caktuar aktoren fituese të cmimit Oskar, Cate Blanchett, si ambasadore e Vullnetit të Mirë të saj.

Lajmi u bë publik pasi aktorja Cate Blanchett është rikthyer pas një misioni në Jordani, ku u bë dëshmitare e një operacioni humanitar, për njerëzit e zhvendosur për shkak të konfliktit në Siri. Ajo u takua me dhjetëra familje refugjatësh, duke biseduar me secilën prej tyre, në një udhëtim që zgjati ditë më rradhë.

“Jam absolutisht shumë krenare që kam marrë këtë rol” tha Blanchett në një deklaratë për mediat”.

“Nuk ka patur kurrë më parë kohë më kritike se kjo për të qëndruar me refugjatët dhe për tju shprehur atyre solidaritetin tonë. Ne po jetojmë një krizë të paprecedentë dhe duhet të ndajmë të gjithë përgjegjësitë tona, në mbarë botën. Duhet të tregojmë tolerancën tonë. Si nënë, do të doja që edhe fëmijët e mi të ndjenin dhembshuri. Ata kanë nevojë për shumë mundësi, për optimizëm dhe mbi të gjitha për një zgjidhje.

Edhe më herët, Blanchett ka punuar ngushtësisht me UNHCR ndër vite, për të rritur ndërgjegjësimin rreth mijëra personave që janë larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre, për shkak edhe të luftës. Në vitin 2015, ajo udhëtoi drejt Libanit për të takuar nga afër refugjatët siriane e për të dëgjuar prej tyre eksperiencën e tyre të trishtë, si pjesë e fushatës së UNHCR, Unë i përkas kësaj fushate. Ajo mbështet gjithashtu Ditën Botërore të Refugjatëve, ndërsa i është bashkuar kohë më parë apelit të UNHCR për krizën e refugjatëve në Europë ndërsa ka marrë pjesë në Konfrenecën Botërore të Grave në Nju dehli si dhe ka moderuar një panel të nivelit të lartë në diskutimet për krizën globale të refugjatëve.

“Jam shumë i nderuar që Cate Blanchett është bashkuar me ne. Ambasadorja e vullnetit të mirë luan një rol kryqyëzor në krijimin e një mirëkuptimi publik dhe në mbështetje të refugjatëve. Kurrë më parë nuk kemi patur ura kaq të mira dhe kaq të mëdha bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ajo e ka treguar angazhimin e saj dhe po presim më tej të frymëzohemi prej saj dhe rolit që ajo do ketë në UNHCR” tha Filippo Grandi, një komisioner për refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara, në një deklaratë për mediat.