Cate Blanchett po mendon tërheqjen nga kinemaja

Cate Blanchett prezantoi në New York filmin “Where’d You Go, Bernadette”, ku interpreton rolin e një arkitekteje që kalon një krizë artistike dhe ekzistencialiste. Ndoshta dhe vetë aktorja, që sapo ka mbushur 50 vjeçe, është në krizë.

Gjatë një interviste për “Vulture” deklaroi: “Mbase thjesht ka ardhur koha t’i japë fund aktrimit”.

Më pas shpjegoi gjendjen e saj shpirtërore: “Më duhet edhe njëherë të dalë në skenë vetëm me të brendshme dhe mendoj “Përse? Përse nuk e kaloj kohën duke ushqyer kafshët e duke lexuar revista””?