Cate Blanchett do të jetë ylli i “Mrs. America”

Cate Blanchett do të debutojë në boten televizive me serialin e limituar “Mrs. America”. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” do të ketë rolin e Phillys Schlafly, një grua shumë konservatore që nuk mbështet lëvizjen feministe që kërkon barazinë në të drejtat. Projekti do të ndjekë betejën kulturore të ndodhur në vitet ’70 që modifikoi në mënyrë radikale panoramën politike dhe sociale përmes historive të feministeve si Gloria Steinem, Betty Friedan, Shirley Chisholm, Bella Abzug dhe Jill Ruckelshaus.