Cardi B reperja më e kërkuar, bashkëpunim edhe me Bruno Mars

Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095020kg) Offset and Cardi B 61st Annual Grammy Awards, Arrivals, Los Angeles, USA - 10 Feb 2019

Cardi B riaktivizoi llogarinë e saj në “Instagram”, të mbyllur pas polemikave pas fitores në “Grammy Awards 2019”, për të njoftuar bashkëpunimin e ri me Bruno Mars.

“U riktheva për t’ju thënë se kam një këngë të re që do të dalë mesnatën e të premtes, në bashkëpunim me Bruno Mars”, shkroi reperja.

Cardi shtoi edhe hashtagun #twogrammywinningartist, për të saktësuar vlerësimin që iu bë në event, që nxiti furinë e atyre që s’e pëlqejnë.

Për momentin nuk dihet ende cili është titulli i këngës, por janë vetëm pak orë nga pritja për ta zbuluar.

Cardi e Bruno kanë bashkëpunuar edhe më parë për “Finesse”, kënga me ritme të viteve ’90, e dalë vitin e kaluar.