Cardi B nuk e ka falur ende ish-bashkëshortin, pranon se u takuan vetëm për seks

Reperja Cardi B ka hedhur poshtë spekulimet se është kthyer me ish-bashkëshortin Offset, duke pranuar se ishte me të për pushime pasi kishte nevojë për marrëdhënie seksuale.
Edhe pse reperi i Migos i ka kërkuar falje dhe po mundohet të shpëtojë martesën, Cardi B e pranon sa herë që ka nevojat e saj.
Për fotografitë në Puerto Rico ku shfaqeshin mjaft të afërt, ylli i hitit “Money” ka treguar se bashkimi ishte thjesht seksual.
“Thjesht kisha nevojë për seks, kaq ishte e gjitha. Ndihem më e re, ose më mirë sikur kam rilindur nga e para. Ndihem sikur jam pagëzuar, ndihem si një grua komplet e re”, tha Cardi në një video të postuar në Instagram duke vërtetuar se nuk ka ndërmend të kthehet me Offset.
Martesa e tyre përfundoi për shkak të një tradhtie të dyshuar nga ana e reperit. Megjithatë, fakti që janë prindër të vogëlushes Kulture do i detyrojë që të shihen gjithmonë.