Cardi B ka refuzuar një ofertë me 7 shifra për foton e vajzës së saj

Carbi B u bë nënë e një vajze në qershor të vitit 2018. Reperja së bashku me bashkëshortin e saj Offset, kanë zgjedhur të mos e shfaqin vogëlushen në media, sepse duan t’i dhurojnë një fëmijëri të qetë. Madje në një intervistë me “Apple Music”, reperja e hitit “Bodak Yellow” zbuloi se ka refuzuar një ofertë me shtatë shifra për një foto të vajzës së saj Kulture Kiari.“Unë dhe bashkëshorti im duam të mos e tregojmë bebin tani. Kam marrë një ofertë me shtatë shifra për një foto të Kulture, por unë nuk jam ende gati” – tha Cardi B.
Reperja nuk la pa theksuar se është shumë e lumtur dhe se ka gjithçka që ka ëndërruar.
“Jam një budallaqe e lumtur. Jam 26 vjeç dhe kam gjithçka që kam ëndërruar! Jam shumë me fat. Falenderoj Jezusin dhe falenderoj edhe fansat për të gjithë këto bekime” – përfundoi reperja.