Cardi B i griset kostumi në skenë, shkak bëhen të pasmet gjigande

Fati nuk ishte me reperen Cardi B më 16 qershor kur po mbante një koncert në festivalin Bonnaroo.
Veshja e saj u gris ndërsa po bënte tëerk për të kënaqur publikun. Dihet se reperja ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të pasmet e saj, të cilat janë bombastike. Pavarësisht këtij incidenti, ajo ia doli ta menaxhonte situatën si një profesioniste.
Në vend që të bënte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ajo i tha fansave: “Veshja ime u gris”.
Pas deklaratës, ajo doli nga skena dhe u kthye brenda disa minutash me një robdeshampër.
“Ne duhet të vazhdojmë. Ne duhet të jemi seksi. Nuk e di si do ia bëjmë me këtë veshje, por do ia dalim”, tha Cardi dhe performoi për 45 minuta disa nga hitet e saj.