Cardi B drogonte dhe grabiste burrat kur ishte striptiste

Cardi B dëshiron të dijë se nuk është krenare për gjithçka që ka bërë në të kaluarën e saj.

Dhe reperja reagoi në një video live në InstaStory mvbi pretendimet se drogonte dhe grabiste meshkujt gjatë kohës që punonte si striptiste.

“Asnjëherë nuk kam pretenduar se jam njeri i përsosur ose vij që nga një botë perfekte, me të kaluar të përsosur. Gjithmonë kam thënë të vërtetën,”-tha Cardi B. “Ka repera që lavdërohen për vrasjet, drogën dhe grabitjet. Krimet që ata mendojnë se i bënë për të mbijetuar. Unë kurrë nuk jam lavdëruar për gjërat që kam bërë në jetë, kurrë nuk i kam përmendur në muzikën time sepse nuk jam krenare për to dhe e ndjej si përgjegjësi që të mos mburrem.”

Ndërsa shpërtheu me zemërim ndaj të kaluarës së saj: “Kam bërë striptizëm. Dhe nëse dikush donte të kryente marrëdhënie seksuale me mua shkonim në hotel. I drogoja dhe i grabisja. Kjo është ajo që bëja.”

Nëna e re nuk e mohoi sjelljen e saj ndërsa shtoi se i ishte e detyruar për shkak të mundësive të saj të kufizuara financiare.

“Unë jam e bekuar që mu dha mundësia të largohesha nga ajo jetë, por shumë gra të tjera nuk e kanë këtë mundësi. Çfarë do zgjedhje që mund të kem bërë, e bëra për të mbijetuar,”-shtoi reperja. “Kam një të kaluar që nuk mund ta ndryshoj. Gjithçka që mund të bëj tani është të jem njeri i mirë për veten, familjen dhe të ardhmen.”

Cardi filloi të merrej me striptizëm në moshën 19 vjeçare për ti shpëtuar varfërisë dhe dhunës në familje.

Por ajo gjithmonë ka folur hapur për të shkuarën e saj. Është raportuar se reperja do luajë përkrah Jennifer Lopez në një film për striptiste.