Cardi B anulon koncertet, shkak operacionet plastike

Reperja e famshme anuloi disa koncerte prej atyre që zëdhënësit e saj i quajtën “rrethana jashtë kontrollit të saj”. Sipas “TMZ”, ajo çfarë ka ndodhur në të vërtetë është se trupi i Cardi B nuk po reagon mirë pas dy ndërhyrjeve: një për heqjen e dhjamit të barkut (liposuction) dhe një për shtimin e gjoksit.

Cardi B priti të kalonte ca kohë nga lindja e të bijës në korrik të vitit të kaluar, që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për ta rikthyer trupin ne formë. Gjendja e saj është për momentin delikate dhe mjekët e kanë këshilluar të mos shkojë në koncerte pasi lëvizja intensive do të ishte e rrezikshme për të.