Cara Delevingne debuton si këngëtare

Përveç modelimit dhe aktrimit, Cara Delevingne ka vendosur të merret edhe me muzikë. 24-vjeçarja ka lançuar në “YouTube” këngën saj të parë të titulluar “I Feel Everything”.

Kënga është punuar nga këngëtari dhe producenti i njohur amerikan Pharrell Williams dhe Luc Besson, regjisori i filmit “Valerian and the City of a Thousand Planets”, ku luan edhe Cara Delevingne.

Këngën e parë, Cara e solli edhe me videoklip dhe kjo është paraqitja e saj e parë si solo këngëtare.

Në videoklipin e ri, modelja, aktorja tashmë edhe këngëtarja, shfaqet mjaft e veçantë me stile të ndryshme të flokëve, në të cilat nuk është parë më herët.