“Captain Marvel” fundos çdo film “Batman”

Tashmë është zyrtare! “Captain Marvel” ka arkëtuar më shumë në të gjithë botën se çdo film “Batman”. Sipas ‘Box Office Mojo’, aventura intergalaktike e ‘Marvel’ ka arkëtuar 1.089 miliardë dollarë, duke tejkaluar “The Dark Knight Rises” të Christopher Nolan me 1.084 miliardë dollarë.

Filmi ka si protagoniste Brie Larson si një luftëtare Kree e quajtur Vers që lufton për të kujtuar jetën e saj të mëparshme në Planet C-53 (ndryshe i njohur si Toka), e cila mbërthehet në një betejë intergalaktike midis popullit të saj dhe Skrulls.