Capital T mban premtimin, vjen pa cenzurë

Reperi nga Kosova, Capital T kishte lajmëruar se në muajin tetor të këtij viti do vinte me projekte të reja muzikore, që do ishin ndryshe nga tjerat.

Ai ka publikuar këngën e re ‘Pa Cenzurë’ në bashkëpunim me Vig Poppa dhe Lyrical Son. Të tre reperat janë kujdesur vetë për tekstin, duke mos u shqetësuar aspak për përdorimin e disa fjalëve.

Ka arritur të marrë mbi 15 mijë klikime që në minutat e para, ndërkohë që Capital ka lajmëruar se do të sjellë edhe Mixtape me të paktën 10 këngë këtë muaj.

Ky mund të jetë suksesi i rradhës për të pas arritjeve të mëdha që ka patur në botën e muzikës.