Capital T feston sot ditëlindjen, ja urimi i tij për veten

Këngëtari i shumë hiteve, Capital T, sot e feston ditëlindjen e tij të 24. Me këtë rast ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram të cilës i ka bashkangjitur një mbishkrim me kujtime e falënderime, transmeton lajmi.net. “Sot është ditëlindja ime e 24 , kam kaluar shumë gjëra në jetë, ditë të mira e të këqija , kam pasur ditë kur kam pasur gjithçka shumë, e ditë të tjera kur s’kam pasur kurrgjë, sot i kam krejt, po prej krejt këtyre gjërave më i rëndësishëm është shëndeti edhe dashnia e njerzve që i kam afër. Vitet po ecin e dhurata më e shtrenjtë te unë mbesin kujtimet që unë i kam prej rrugëtimit tim jetësor me familjar , shoqni e fansa të cilët i kam pothuajse të njëjtin vend në zemrën time … Faleminderit krejtve për urimet e për dashnin që ma jepni çdo ditë. T.A”, ka shkruar ai.