Capital T dhe familja Vula hapin dyert për të prekurit e tërmetit: Ju heqim të gjitha shpenzimet

Dy prej artistëve më të njohur në Shqipëri janë prekur shumë nga ngjarja e fundit që ka tronditur vendin tonë.
Capital T ka bërë një postim në Instagram ku ka lënë numrin e kontaktit dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë. Në videon e tij, reperi u thotë se do i heqë të gjithë shpenzimet duke u ofruar gjithçka i nevojitet në Prishtinë.
Të njëjtin veprim ka bërë dhe familja e artistit Ledri Vula. Ata kanë ofruar strehim dhe ushqim për të pastrehët e Thumanit apo Durrësit në apartamentet e tyre në Prishtinë. Numrat që kanë vënë në dispozicion për ti kontaktuar janë +383 45 505 399 dhe +383 45 798 888.
Nuk janë të paktë artistët që kanë reaguar dhe po mundohen të mbledhin fonde për të ndihmuar sado pak popullin shqiptar.
Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë që shkundi Shqipërinë në mëngjesin e së martës kanë ndërruar jetë 29 persona, ndërkohë që qindra të tjerë mbeten të plagosur.