Camila Cabello publikon projektin më të ri muzikor

Këngëtarja e famshme Camila Cabello është duke shijuar suksesin e hiteve të fundit që janë pjesë e albumit më të ri të saj “Romance”.
Mbrëmjen e kaluar ylli i muzikës lançoi edhe një tjetër prurje që e kishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale ditët e fundit.
“Living Proof” është projekti më i ri i 22-vjeçares që do të pasohet nga publikimi i plotë i albumit të saj.
“Romance” do të publikohet më 6 dhjetor dhe Camila nuk mund të ishte më e emocionuar se kaq pasi ky album është shumë personal për të.
Pjesë e tij janë edhe këngë që kanë rrëmbyer zemrat e publikut si; “Shameless”, “Liar”, “Cry for Me”, Easy” si dhe bashkëpunimi me të dashurin e saj Shawn Mendes, “Señorita”.