Camila Cabello dhe Cardi B mes performuesve në Grammy

Një ndër evenimentet më të rëndësishëm muzikor është Grammy i cili pritet të mbahet me 10 shkurt në 20:00 në CBC. Çmimet Grammy do mbushen me performanca të jashtëzakonshme nga yjet të muzikës. Akademia e Regjistrimit njoftoi disa prej artistëve që do performojnë në ceremoninë e muajit të ardhshëm. Përvec Janelle Monáe, Post Malone, Dan + Shay, Kacey Musgrave, Shawn Mendes të cilët janë disa nga performuesit e konfirmuar tashmë edhe Cardi B dhe Camila Cabello i bashkohen performuesve të Grammy. Camila Cabello do të performojë për herë të parë në Grammy. Ajo gjithashtu është e nominuar për 2 çmime, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Vocal Album”. Gjithashtu edhe reperja Cardi B do të performojë. Ajo është nominuar në 5 kategori, përfshirë “Record Of The Year” dhe “Best Rap Album”. Gjithashtu është konfirmuar tashme që kjo natë e madhe muzikore do të moderohet nga një këngëtare që ka fituar 5 herë cmimet Grammy Alicia Keys