Caktohet data e publikimit të “Terminator 6”

“Paramount Pictures” bëri të ditur datën e debutimit në ekran të madh të filmit të shumëpritur “Terminator 6” dhe është 15 nëntor i vitit 2019. Në “Terminator 6”, Arnold Schwarzenegger do të vërë sërish syzet e tij të diellit për rolin e T-800, ndërsa Linda Hamilton do të rikthehet si Sarah Connor.James Cameron i ka marrë vetë përsipër të gjitha, është krijuesi i filmit, skenarist dhe producent i këtij kapitulli të ri. Me regji të Tim Miller, “Terminator 6” do ta rinisë historinë nga “Terminator 2”, duke injoruar komplet tre filmat pasues.