Çako: S’lejojmë abuzimin me lëvizjen e lirë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako inspektoi masat e marra nga autoritetet policore për parandalimin e personave që synojnë statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian.Nga Rinasi, kreu i Policisë së Shtetit tha se Policia Kufitare dhe të gjitha strukturat e tjera policore janë të angazhuara për të ndaluar lëvizjen për qëllime azili. Çako paralajmëroi qytetarët që të mos marrin një nismë të tillë, pasi do t’u digjet mundësia për të lëvizur lirisht në vendet e zonës Shengen.