Buzëkuqi Sophia Loren

Sophia Loren ka marrë një dhuratë të mrekullueshmë për 81-vjetorin e lindjes së saj. “Dolce & Gabbana” ka lançuar buzëkuqin i cili është bërë vetëm për nder të aktores italiane. Buzëkuqi, i cili quhet thjesht “Sophia Loren Nr.1” është publikuar një ditë pasi Sophia mbushi 81 vjeç. Dizenjuesit kanë thënë se aktorja ka qenë një frymëzim për ta e për breza të tërë n7r vite dhe kështu që kanë vendosur ta shpërblejnë duke dizenjuar një buzëkuq vetëm për nder të saj.