Bushati në New York thekson rëndësinë e krijimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Gjatë qëndrimit të tij në New York ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marr pjesë në ministerialet rajonale. Gjatë fjalës së tij në takimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku morri pjesë dhe eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, Bushati theksoi rëndësinë e krijimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Për ministrin ky Fond është i rëndësishëm si një nga aksionet më të rëndësishme politike dhe diplomatike dhe në krijimin e Zyrës për Bashkëpunimin Rinor, si një shenjë e plotë e vullnetit politik dhe vizionit të ri.