Bulqizë, humb jetën një 25-vjeçar në minierë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ku një punëtor 25-vjeçar ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se punëtori që ka humbur jetën në minierë është shtetasi Renato Alimani, i cili punonte në transportin e jashtëm tek shkarkimi i kromit.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kompania ACR. Sipas kompanisë vdekja e tij ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dhe ka ndodhur jashtë ambienteve të galerisë.

Gjithashtu kompania ACR shton se 25-vjeçari ishte punëtor transporti jashtë galerisë