Bruno Mars surprizon fansen e tij më të madhe, Michelle Obama

Bruno Mars i ka bërë një surpizë të këndëshme ish zonjës së parë të Amerikës, Michelle Obama. Kjo e fundit është një fanse e zjarrtë e këngëtarit dhe këtë e ka provuar edhe më herët teksa e kemi parë të kërcente nën tingujt e këngës “Uptown Funk” për fushatën “Let’s Move”.  Këtë rradhë ajo e ka ndjekur Brunon në një koncert në Washington D.C dhe këngëtari nuk e ka lënë fansen e tij të kthehet duarbosh nga koncerti. Ai i ka dhuruar Michelle një bluzë të personalizuar, ku ishte shënuar emri i saj dhe i albumit të fundit “24K” . Mars gjithashtu ka shpërndarë një foto me të në istagram ku ka shkruar “Ndihemi shumë të nderuar me prezencën e Znj. Obama në koncertin e djeshëm ”