Britney Spears habit me format e saj trupore

Britney Spears është në format më të mira trupore se kurrë më parë dhe duket se ylli i popit ka dashur t’jua rikujtojë këtë gjë ndjekësve të saj në Instagram, ditën e enjte.

35-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa sekrete të trupit të saj të tonifikaur në një video të publikuar në këtë rrjetë social.

Por ndërkohë që shpjegonte ushtrimet duket se sytë kanë shkuar diku tjetër, pikërisht tek gjoksi i saj.

Ndëkohë që shpesh herë është akuzuar se modifikon fotot e saja në Instagram, këto postime të bëra se fundmi tregojnë qartë se Spears merret shumë me palestër.