Britney dhe Justin me një bashkëpunim të ri

Dy këngëtarët e muzikës pop, Britney Spears dhe Justin Timberlake, mund të vijnë së bashku për një bashkëpunim muzikor.

Britney së fundmi zbuloi se dëshira e saj ishte të bashkëpunonte me këngëtarët e njohur Aerosmith, Gëen Stefani, dhe shtoi edhe Justin Timberlake, për të cilin tha se është shumë i mirë.

Justin më pas tha se ishte krejtësisht i gatshëm për të bashkëpunuar.

Justin dhe Britney kanë qenë së bashku ndërmjet viteve 1999 dhe 2002.