Brad Pitt e Margot Robbie ofrohen për “Star Trek” të Quentin Tarantino

jet e filmit “Once upon a time in Hollywood”, Brad Pitt e Margot Robbie folën për filmin e supozuar të fundit të Quentin Tarantino, “Star Trek”-u i ndaluar për minorenët.

Kur u pyetën gjatë një interviste nëse donin të merrnin pjesë në projekt, përgjigjja e tyre ishte një “po” e vendosur. Madje, Robbie shtoi: “Do të merrja pjesë në çdo projekt që po punon Tarantino”.

Gjithashtu bënë shaka me faktin se në filmat që kanë interpretuar së bashku nuk kanë pasur asnjë skenë të përbashkët.

Tarantino ka thënë se me filmin e tij të dhjetë do ta mbyllë dhe karrierën kinematografike, por ende nuk dihet se cili do të jetë projekti. Madje, është shprehur i hapur edhe ndaj horrorit, që do të ishte dhe i pari i tij.