Brad Pitt: Angelinës i besoj jetën time

Brad Pitt shfaqet tepër tërheqës në kopertinën e revistës V, në numrin e saj më të fundit. Teksa ka pozuar gjysmë i zhveshur, aktori 51 – vjeçar ka dhënë edhe një intervistë, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten Jolie dhe të qenit baba. Duke folur për ekperiencën në filmi “By The Sea” Pitt u shpreh: “Është e habitshme sa shumë e shijova këtë eksperiencë. Në rolin e regjisores Angeline është shumë e vendosur, tmerrësisht intuitive dhe mund të them edhe shume seksi. I besoj asaj jetën time”.