Brad and Angelina zyrtarisht single, aktorja heq mbiemrin e Pitt

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ligjërisht single.

Sipas burimeve çifti arriti një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve më parë këtë javë dhe është nënshkruar nga të dyja palët dhe gjyqtari.

Por detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar për të mbrojtur interesat dhe privatësinë e fëmijëve të tyre.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Raportohet se aktorja ka hequr mbiemrin e Pitt nga mbiemri i saj, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ndërsa fëmijët e tyre do vazhdojnë të përdorin mbiemrin e Jolie-Pitt.