Bozdo: Parku i “Bulevardit të ri”, sa 1/5-ta e projektit origjinal

Vetëm pak orë pas deklaratës së Veliajt mbi Bulevardin e Ri , ka ardhur edhe reagimi i ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo i cili e quan gënjeshtrën e radhës nga ana e kryebashkiakut Veliaj ekzistencën e parkut të ofruar gjatë kësaj të hëne prej kryebashkiakut në fjalë, sepse sipas tij, është minimalisht 5 herë më i vogël se hapësira e gjelbërt që ofron projekti origjinal i ‘Bulevardit të ri’ dhe lumit të Tiranës, referuar kështu me “origjinal” projektit të mbrojtur nga opozita, e cila deri para 21 qershorit zotëronte edhe çelësat e Bashkisë së Tiranës.