Bota është në rrezik! Chris Evans protagonist i “Infinity”

Chris Evans, interpretuesi i Captain America në filmat e “Marvel”, do të jetë protagonisti i filmit thriller “Infinity”. Ky projekt do të prodhohet nga “Paramount Pictures” dhe regjisor do të jetë Antoine Fuqua.

Në qendër të historisë do të jetë një grup burrash dhe grash që rimishërohen prej qindra vitesh për të luftuar një prezencë të ligë që kërkon të shkatërrojë botën. Fati i planetit mund të varet nga një burrë skizofren që duhet të pranojë faktin se ëndrrat e tij janë në të vërtetë kujtime të jetëve të panumërta të mëparshme.