Bollywood-i po përgatit “Forrest Gump”-in indian

Aktori indian Aamir Khan do të jetë protagonisti i ribërjes së Bollywood-it të “Forrest Gump”, filmi që i dha “Oscar”-in Tom Hanks.
Filmi në gjuhën indiane “Laal Singh Chadha” do të ketë për regjisor Advait Chandan dhe xhirimet pritet të nisin në tetor.
“Kemi blerë të drejtat nga “Paramount””, -tha Khan. “E adhuroj “Forrest Gump”. Është një histori dhe një karakter fantastik. Është një film që të bën të ndihesh mirë, për të gjithë familjen”.