“Bohemian Rhapsody” kalon pritshmëritë e kritikëve, filmi thyen rekord në “Box Office”

I kritikuar për faktin që nuk zbulon detaje të panjohura apo dokumenta rreth jetës së këngëtarit legjendar të “Queen”, Freddie Mercury, filmi “Bohemian Rhapsody” ka thyer të gjitha pritshmëritë.

Filmi ikonë është renditur në vendin e parë në “Box Office” duke grumbulluar plot 50 milionë dollarë në SHBA dhe Kanada fundjavën e parë të premirës së tij.

Momentalisht në botë ky realizim kinematografik ka grumbulluar 140 milionë dollarë duke i’a kaluar filmit “Halloween” që pati debutimin më 31 tetor dhe që momentalisht mban vendin e dytë sa i përket pëlqyeshmërisë dhe fitimeve.

“Bohemian Rhapsody” shpërfaq të gjitha vështirësitë e grupit legjendar të muzikës rrok “Queen” në rrugëtimin e tyre drejt suksesit, karakterin e Freddie Mercury dhe prapaskenat e krijimit të hiteve të tyre të paharrueshme.