“Bohemian Rhapsody”, edhe pse u pushua, regjisori do të fitojë 40 milionë dollarë

“Bohemian Rhapsody” ka arkëtuar deri më tani plot 817 milionë dollarë dhe regjisori Bryan Singer, pavarësisht se është pushuar nga puna ende pa përfunduar xhirimet, do të paguhet jo pak, por plot 40 milionë dollarë për punën dedikuar filmit dedikuar jetës dhe karrierës së Freddie Mercury.

U ra dakord që film-bërës të merrte kreditet e rolit si regjisor, edhe pas zëvendësimit të tij nga Dexter Fletcher dhe marrëveshja detyronte “20th Century Fox” t’i jepte përqindjen e caktuar në kontratë.

Suksesi i filmit me protagonist Rami Malek duket se nuk ka të ndalur, pas 5 nominimeve për çmimet “Oscar” dhe triumfit të padiskutueshëm në “Golden Globe”.