Bohemian nderon Bob Marley me imazhin në fanellë

Të jesh origjinalë dhe kreativë është bërë tashmë motoja e skuadrës irlandeze, që kanë nxjerrë fanellën e dytë me një imazh interesant. Bohemian i çmendi tifozët, pasi në fanellë, përveç ngjyrave të skuadrës, është stampuar dhe portreti i Bob Marley, si nderim për mbretin e reges, që në vitin 1980 zhvilloi një koncert në “Dalymount Park”. Fanella i bëri aq për vete tifozët, saqë u ble në mënyrë të rrufeshme brenda një dite. Klubi dhe sponsori teknik, të habitur nga suksesi i fanellës, po punojnë për të realizuar më shumë të tilla.