Bleona vazhdon sukseset, feston me Angela Martinin

Megjithëse po kritikohet me të madhe për paraqitjet e saja nudo në publik, duket se këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti po vazhdon të korr suksese në arenën ndërkombëtare. Bleona ka arritur të hyj në top dhjetëshen më të mirë të listave botërore.Në fakt, kënga më e re e Bleonës “Take me over” është ngritur për katër radhe më lartë në top listën builboarddance, ku aktualisht gjendet në vendin e tetë. Ky fakt mesa duket ka gëzuar edhe mikeshën e saj, modelen Angela Martini. Te dyja kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në klube e natës në Amerikë, ndërsa Bleona ka ndarë me fansa ketë feste përmes disa fotove që ka publikuar në Instagramin e saj.