Bleona në krah të Tunës dhe Elvanës

Gjatë intervistës së dhënë mbrëmjen e djeshme për gazetarin Arian Çani, Bleona Qereti ka mbështetur pa kushte kolegët e saj. “Vlerësoj shumë punën e secilit prej artistëve që po punon për të arritur diçka në karrierën e tij profesionale. E di që duhet shumë mund dhe sakrificë!”, tha Qereti.

I tha Çanit se nuk është aspak xheloze që Elvana Gjata dhe Tuna paguhen nga 5 mije euro në koncert, madje shtoi: “U qoftë hallall”. Kaq lekë edhe une i kam marrë këtu e shumë vite më përpara, por tashmë karriera ime muzikore është në “nivelinzero” në një tjetër stad në SHBA”. Madje nuk ngurroi ta konsideronte një fillim të ri, teksa lajmëroi edhe koncertin e parë më 23 Tetor në Los Angeles duke ftuar gjithë shqiptarët që jetojnë atje që ta ndjekin live.