Blatter nën hetim penal nga Zvicra

Prokuroria e Përgjithshme zvicerane ka njoftuar këtë të premte hapjen e një procedimi penal ndaj presidentit të FIFA-s në detyrë, Sepp Blatter, pas dyshimeve për “keqmenaxhim kriminal dhe shpërdorim detyre”.Çështja penale përfshin edhe një kontratë, që dyshohej se Blatter ka nënshkruar, e me anë të së cilës ai caktonte të drejtat televizive të Botërorit nën kontrollin e ish-drejtuesit të ndjekur penalisht tashmë të FIFA-s, Jack Warner, të paktën sa u përket lajmeve të publikuara nga zyra e kryeprokurorit zviceran.