Blake Lively dhe Ryan Reynolds, çift ideal

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë një çift ideal në Hollywood dhe jo vetëm.

“Ata kanë një lidhje shumë të mirë dashurie. Ata nuk mund të ishin më të lumtur dhe më të dashuruar se kaq”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën US Weekly, për Lively dhe Reynolds që u martuan në vitin 2012.

Ashtu si tashmë dihet, çifti e ngacmojnë shumë njëri-tjetrin në rrjete sociale. Por duket se këtë gjë, ata e bëjnë edhe në jetën e përditshme.

“Çdo ditë, ne ngacmohemi dhe argëtohemi me njëri-tjetrin sepse ai është shoku im i ngushtë”, kishte thënë 31 vjeçarja Lively në konferencën për media për filmin e saj të ri “A Simple Favor”.

Përpos që janë çift bashkëshortësh edhe miq, ata janë një ekip shumë i mirë edhe si prindër të James 3 vjeç dhe Inez 23 muajshe.