‘Blackface’, Katy Perry përballet me kritika mbi dizajnin e këpucëve

Fillimisht Prada, pastaj Gucci, tani Katy Perry. Këngëtarja po përballet me kritika mbi dizajnin e këpucëve mbi atë që është konsideruar ‘blackface’.
Marka e Katy përballet me akuza për racizëm për dy modelet e këpucëve.Disa njerëz thanë se shfaqin imazhe raciste.
Perry debutoi linjën e saj të çuditshme të këpucëve në vitin 2017. Ata janë në dispozicion në faqen e saj të internetit dhe si edhe tek dyqanet e Dillard dhe Walmart në Shtetet e Bashkuara.
Ora Face Block Heel dhe Rue Face Slip-On Loafers janë prodhuar në ngjyrë të zezë dhe ngjyrë bezhë. Të dy modelet kanë në pjesën e sipërme pothuajse të njëjtin dizajn, me sytë, hundën dhe buzët e kuqe.
Pamjet në këpucët e zeza shihen si praktika raciste për njerëzit me ngjyrë.
Artistët e bardhë tallnin afrikanët skllevër me karikaturat e tyre duke përdorur bojë të zezë dhe tipare të ekzagjëruara të fytyrës.