Biseda e vëllezërve Xhaka para ndeshjes historike

Taulant Xhaka ka bërë të ditur se vëllai i tij, Granit Xhaka, i frikësohet Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Zvicrën e shqiptarëve në Kampionatin Evropian Francë 2016, ku për herë të parë dy vëllezërit Xhaka, Taulanti e Graniti, do të luajnë përballë njëri tjetrit. “Kam folur me Granitin dhe më ka thënë që i kemi shanset shumë të mira, pasi kemi skuadër të fort dhe kompakte dhe askush nuk do ta ketë të lehtë. Edhe Zvicra është favorite, pasi ka lojtarë shumë të mirë. Gjithsesi ne shohim punën tonë”, ka deklaruar Xhaka.