“Bird Box” po merr një mal me kritika

Nuk mjaftojnë kritikat për sfidën e rrezikshme të përhapur në internet, “Bird Box Challenge”, për veprime të imituara nga “Bird Box”, por filmi i “Netflix” me Sandra Bullock, është kritikuar shumë edhe se ka përdorur skena të papërshtatshme të ndodhura realisht gjatë xhirimeve. Imazhet në fjalë tregojnë për një aksident të ndodhur vërtet, ku ka pasur dhe viktima.

Një pjesë e pamjeve të apokalipsit të “Bird Box” është një filmim nga jeta reale. Sipas “Mashable”, “Netflix” e ka pranuar se ka përdorur pamje reale të daljes nga shinat të trenit në Kebek, në Kanada, aksident ku humbën jetën 47 persona.

Videoja iu dha “Netflix” nga “Image Pond 5” dhe shërbimi streaming ka marrë kritika se nuk e ka përdorur vetëm për “Bird Box”, por edhe për “Travelers” dhe “Death Note”. Dy kompanitë kanë premtuar se do t’i heqin ato filmime.