“Billboard Music Awards” ekskluzivisht në City TV

“Billboard Music Awards” është një ceremoni e përvitshme që vlerëson këngët dhe artistët, e cila këtë vit do të mbahet me 1 maj. Ndër emrat më të përmendur në lista janë Cardi B, Drake dhe Post Malone, por ne do të krenohemi me Dua Lipën e cila është nominuar për dy çmime, përkatësisht “Talenti i ri” dhe “Arritjet më të mëdha në Billboard”.
Këtë vit edhe Shqipëria do të ketë fatin të ndjejë live emocionet e kësaj ngjarje të rëndësishmë kulturore, pasi City Tv ka ekskluzivitetin e transmetimit. Për më tepër informacione dhe të rejat e fundit qëndroni në cityradio.al.