“BILLBOARD MUSIC AWARDS 2019” EKSKLUZIVISHT NË CITY TV

“Billboard Music Awards” është ceremonia e përvitshme që vlerëson këngët dhe artistët, e cila do të mbahet sonte në orën 20:00 (me orën lokale të Amerikës). Ndër emrat më të përmendur në listë janë Cardi B, Drake dhe Post Malone, por ne do të krenohemi me Dua Lipën e cila është nominuar për dy çmime, përkatësisht “Talenti i ri” dhe “Arritjet më të mëdha në Billboard”. Le të shpresojmë që Dua të rrëmbëjë këto dy trofe sonte.
Këtë vit edhe Shqipëria do të ketë fatin të ndjejë live emocionet e kësaj ngjarje të rëndësishmë kulturore, pasi City Tv ka ekskluzivitetin e transmetimit. Do të jetë artistja Taylor Swift e cila do të hap ceremoninë e Billboard, ndërkohë ju kujtojmë që Madonna ka paguar plot 5 milionë dollarë për të performuar në këtë skenë magjike.
Ndiqni performancat e mrekullueshme live në City Tv, kanali 61 në Digitalb Satelit. Eventi do t’ju mbaj të mbërthyer pas ekranit falë artistëve më të mirë të industrisë muzikore në botë të cilët kanë premtuar plot supriza.