Bilanc tragjik nga tërmetet: 15 të vdekur dhe 600 të plagosur

Në Spitalin e Traumës janë sjellë edhe dy viktima: Arjela Lala, 5 vjeç dhe Selvie Lala, 70 vjeçe.
Numri i viktimave u rrit në 15 njerëz të vdekur mesditën e të martës nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës Rihter që tundi fort Shqipërinë në orë 03:54 minuta.
Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se janë shënuar viktima në Thumanë, në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin.
Autoritetet raportojnë për 39 persona të shpëtuar deri më tani në zonat e prekura.
Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.
Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.