Beyonce bie pre e piraterisë, publikohen albumet

Beyonce ishte viktimë e piraterisë informatike, që nxorën ilegalisht në rrjet dy albume të papublikuar më parë, “Have Your Way” dhe “Back Up, Rewind” .

Albumet, të dalë me emrin “Queen Carter”, përmbajnë këngë të vjetra, të reja dhe projekte interesante. Por, menjëherë pas daljes së paautorizuar, ato u hoqën nga platformat streaming.

Të njëjtin fat pati edhe kolegia e Beyonce, SZA, së cilës, piratët informatikë, i publikuan albumin “Comethru” dhe ia atribuuan Sister Solana. Edhe në këtë rast, fatmirësisht, këngët u hoqën menjëherë nga rrjeti.