Besa vjen si “Kameleon”

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima rikthehet në muzikë me një këngë të re. Një kompozim me ritëm pop, që e sjell atë me një imazh gjithmonë në ndryshim, ashtu siç është dhe titulli i vetë këngës “Kamaleon”.
Muzika e këngës është kompozuar nga Klejdi Bahiti, ndërkohë që për tekstin ajo ka bashkëpunuar me tre artistë, Alex, Sparrow Hawk dhe Majk.
Krahas Besës, protagoniste  tjetër në këtë këngë është dhe një këngëtare e re, reperja Ansi.